Description
Lavaman rrethor BRONX mbi banak
Lavaman BRONX është një zgjidhje për arredimin e banjave moderne, ku ngjyra dhe forma e produktit plotësojnë stilin e ambientit.
Me formë rrethore dhe siperfaqe në ngjyrë bronzi, ky lavaman krijon një element dekorativ që kombinohet me materiale dhe tonalitete të ndryshme. Ngjyra bronz harmonizohet veçanërisht me mobilje në ngjyrë bezhë, gri-kafe, kafe të ngrohtë dhe me sipërfaqe me efekt guri ose mermeri.
Montimi mbi banak e vendos lavamanin në qendër të kompozimit të mobiljes, duke i dhënë banjës një pamje të rregullt dhe bashkëkohore.
Karakteristikat e produktit
- Forma: Rrethore
- Ngjyra: Bronz
- Diametri: 42 cm
- Lartësia: 13 cm
- Lloji i montimit: Mbi banak
Sugjerime për kombinimin
Për një arredim të harmonizuar, lavamani ne ngjyre Bronzi mund të kombinohet me një mobilje në tonalitete natyrale, një rubinet në ngjyrë bronzi ose të zezë dhe një pasqyrë me ndriçim LED.
Përmasat dhe forma e tij mund të përshtaten në projekte të ndryshme arredimi, në varësi të hapësirës së disponueshme dhe përmasave të banakut.
Zbuloni lavamanin BRONX në HEZ Store dhe plotësoni arredimin e banjës me një kombinim ngjyrash dhe materialesh që i përshtatet stilit tuaj.









Reviews
There are no reviews yet.